
Aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone ka thënë se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.
Dy yjet, tashmë përkatësisht 62-vjeç dhe 77-vjeç ishin në rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.
“Robert De Niro ka qenë padyshim aktori që ka puthur më i mirë”, tha Sharon gjatë një interviste. Në atë kohë filmi bëri shumë bujë në sajë të performancës së tyre dhe përmbajtjes.
“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore, prandaj nuk mund ta krahasoj asgjë me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka shokuar Stone me deklaratën e saj.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...