Cricket – tashmë për të gjithë ne është i njohur si një nga producentët më të suksesshëm në tregun tonë muzikor.
Ai muaj më parë solli të përpunuar dy këngë të vjetra, atë të Shyhrete Behlulit “Ende e Dua” dhe këngën “Më fal” të Elita 5.
I njëjti së fundmi ka ripërpunuar një tjetër këngë, derisa këtë herë ka zgjedhur projektin “Mesazhi” të grupit West Side Family, i cili vjen në një version krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë.
Versioni origjinal i kësaj kënge është publikuar shumë vite më parë në platformën YouTube dhe është shikuar mbi dy milionë herë.
Tekstin e ka shkruar këngëtari i ndjerë, Florian Kondi (Flori), teksa për muzikën është përkujdesur Flori Mumajesi.
Kënga po ashtu është e shoqëruar me një video mjaft atraktive, e cila me t’u publikuar mori reagime të shumta dhe mjaft pozitive në kanalin zyrtar të Cricket shkruan Telegrafi
https://www.instagram.com/p/B2rMRrFFUCG/
Ndryshe, Donat Prelvukaj tash e disa vite merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore dhe punon me artistë të mëdhenj, përfshirë Taynën, Ylli Limanin, Samanta Karavellën, Elinel, Lyrical Son, Capital T dhe Majk.
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...