Këngëtari kolumbian Maluma cilësohet nga femrat si artisti më simpatik në botë, por momentalisht ai është beqar. Në një intervistë për “Acces Hollywood”, Maluma tregoi edhe vajzën e ëndrrave për të, e cila është modelja Kendall Jenner.
AI tregoi se e kishte takuar modelen në një fushatë të Calvin Klein, dhe që nga ajo kohë Kendall i ka mbetur fiksim.
“Ishim duke bërë fotografi dhe ajo më pa, menjëherë u bëra shumë nervoz, jam i sigurtë që ajo e vuri re këtë”- tha Maluma.
Kolumbiani është “single”, ndërsa tha se nuk ka ndërmend të hyjë në një lidhje deri sa të ketë partnere Kendall Jenner.

Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro