Chris Brown ka konfirmuar se është bërë baba i tre fëmijëve me një postim në rrjetet sociale.
Këngëtari i “New Flame”, 32-vjeçar, ka ripostuar një foto të Diamond Brown të vajzës tremuajshe, Lovely Symphani Brown.
“Të dhashë jetën, por në të vërtetë, ti më ke dhënë timen. Gëzuar tremuajshe”, kanë qenë fjalët e Diamonds.

Lovely shihet duke buzëqeshur me një kostum fëmijësh të markës ‘Gucci’ e me një shirit të kuq në kokë.
Krijuesi i hitit “Don’t judge me” ka shpërndarë të njëjtin imazhi në InstaStory bashkangjitur disa ‘emoji’ zemra të kuqe.

Derisa ky është konfirmimi i artistit amerikan për herë të parë, Diamond e ka dokumentuar gjithë shtatzëninë në Instagram.
Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën Royalty shtatëvjeçare, të cilën e ndan me Nia Guzman dhe djalin dyvjeçar Aeko Catori me Ammika Harris. /Telegrafi/

Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...