Ditën e sotme, nëna e Mevlanit i ka bërë atij një surprizë duke i bërë të gjithë në studion e Përputhen të përloten.
Përmes një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël dhe ka treguar mes emocioneve historinë e jetës së tij dhe vështirësitë që ka kaluar.
“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e gurbetit por gjendja e bëri’, tha ajo.
“Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin”, shpjegoi tutje.
“Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.
Këto fjalë mjaft emocionuese kanë bërë që të gjithë të përloten, përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën dhe Shkëlqimin.
Ai i dha mes lotësh një mesazh të fortë nënës së tij duke i thënë se të gjitha lotët do ia kthejë në buzëqeshje.
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...