
LOS ANGELES, CA - MAY 28: Actress Demi Moore attends the unveiling of Seedling's Arts District headquarters on May 28, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Keipher McKennie/WireImage)
Javën e kaluar Ashton Kutcher përmes një cicërime në median sociale inkurajoi ndjekësit e tij që të ‘shkruajnë vetëm të vërtetën’.
Ky reagim erdhi pas disa lajmeve mbi librin me kujtime të aktores Demi Moore, e cila ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje me aktorin, transmeton portali arbresh.info
Në librin me kujtime, Demi Moore ka cekur se aktori e ka detyruar atë të bëj marrëdhënie seksuale në treshe.
Sipas burimeve të medias E! Online Ashton Kutcher dhe Mia Kunis ( gruaja aktuale e aktorit) nuk kanë ndonjë interes që të shfaqin vëmendje kundrejt librit të Demi Moore.
Burimet theksojnë se Ashton mendon se Demi ‘ka shpalosur kujtimet e saj më të pista, në mënyrë të tërheq vëmendje’.
Ashton dhe Demi u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në vitin 2011.
Sipas kujtimeve të Demi Moore, gjatë kësaj kohe ajo ndjehej e shtypur nga vëmendja që merrte hendeku për moshën e tyre, pasi ajo ishte 15 vite më e madhe se Ashton. Ajo gjithashtu është përpjekur që të ishte shumë e qetë dhe e kujdesshme ndaj tij, pavarësisht se jeta e saj kishte qenë shumë e ndryshme nga ai, pasi ajo ishte përdhunuar dhe kishte karrierë të ngarkuar që në moshë të re.
Megjithatë, Demi Moore ka marrë përkrahjen e saj nga ish-burri Bruce Uillis, i cili morri pjesë në promovimin e librit në Los Angeles./arbresh.info/
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...