Cardi B nuk ka asnjë lloj pendimi për sulmin ndaj Nicki Minaj.
Reperja Cardi B ndjen zero “pendim” për sulmin ndaj Nicki Minaj në javën e modës në New York.
Ajo besohet se ka vrapuar drejt Minaj dhe e ka hedhur një këpucë në drejtim të saj.
Cardi u largua nga ndërtesa me siguri me një shenjë në ballë.
Tash, burime të afërta me Cardin për TMZ kanë zbuluar se ajo po mbronte vetëm vazjën e saj pasi Nicki ka folur keq për familjen e saj dhe se do ta hedhte sërish këpucën në drejtim të saj nëse do të ishte e nevojshme.
Gjatë një emisioni në radio, nicki mohoi se ajo ka flur keq për vajzën e Cardit.Sidoqoftë, Cardi e quan këtë një gjepurë dhe një gënjeshtër të kulluar të Nickit
“Kurrë nuk do të flisja për fëmiun e dikujt tjetër ose të të qenurit prindër i dikujt tjetër. Është çmenduri për mua që njerëzit gjithmonë duan të bëhen të këqinj”, u shpreh Nicki.
Nicki po ashtu ka thënë se Cardi ka nevojë për intervenim pasi që po vuan nga depresioni. As kjo besohet se nuk u mirëprit nga Cardi, që thotë se Nicki i nxit njerëzit të bëhen të egër.
https://youtu.be/vMb7IpNE1ls
Cardi nuk po zbrapset dhe as Nicki. Gjatë episodit të së hënës të Queen Radio, Nicki e ka riquajtur incidentin si vrastar dhe kërcënoi rivalën e saj.
“Nëse vë duart mbi njerëz të caktuar, atëherë do të vdesësh. Nuk jam lavirja në strip klub dhe nuk jam lavirja në reality shou”, u shpreh Nicki.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...