Gjyqi i reperit amerikan Sean Diddy Combs, i akuzuar për shantazh dhe shfrytëzim seksual, është caktuar për më 5 maj të vitit të ardhshëm dhe sipas prokurorit, gjyqi do të zgjasë të paktën tre javë.
Nëse shpallet fajtor, reperi përballet me 15 vite burg deri në burgim të përjetshëm, raporton Sky News.
Diddy Combs, i cili ka qenë në burg që nga arrestimi i tij në shtator dhe është deklaruar i pafajshëm, akuzohet se ka përdorur perandorinë e tij të biznesit për të transportuar punonjës të seksit meshkuj dhe femra përtej linjave shtetërore dhe për të filmuar “aktet e tyre seksuale”.
Prokurorët akuzuan gjithashtu Combs për joshjen e grave duke u dhënë atyre droga të tilla si ketaminë dhe ekstazi, duke premtuar mbështetje financiare ose ndihmë në karrierën e tyre, si dhe romancë.
Ai përdori videot e regjistruara për të siguruar që gratë të mos flisnin dhe prokuroria pretendon se ai i frikësonte viktimat me armë.
Avokati i tij i kërkoi gjykatësit të lëshojë një urdhër kundër prokurorëve dhe agjentëve federalë nga zbulimi i provave në media, gjë për të cilën gjyqtari ra dakord, por tha se mbrojtja duhet të përmbahet.
Vëmendje të madhe mediatike tërhoqi edhe fakti që në festat e tij merrnin pjesë një numër i madh i të famshmëve, si Jennifer Lopez me të cilën u argëtua, Beyoncé, Jay Z e shumë të tjera.
Paraqitja e radhës e Combs në gjykatë është më 18 dhjetor./abcnews.al
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...