Butrint Imeri muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në showbiz-in shqiptar.
Kjo pas hyrjes së ish-partneres së tij, Kiara Tito në “Big Brother VIP Albania” dhe veprimeve që rrodhën pastaj.
Emri i tij u lakua disa herë në media, duke qenë se vetë këngëtari ngacmonte me postimet që ndante në rrjete sociale.
Së fundmi Butrinti e ka kthyer sërish vëmendjen nga vetja, duke publikuar në Instagram një video me një vajzë simpatike.

Ai shihet së bashku me vajzën në fjalë në makinë duke kënduar e shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Sipas aludimeve në rrjet disa mendojnë se vajza mund të jetë e dashura e tij, ndërsa pjesa më e madhe thonë se ajo me shumë siguri është ndonjë modele që do të mmarrë pjesë në klipin e radhës së këngëtarit./Gazeta Express
View this post on Instagram
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...