Spears ka postuar një foto kur ishte e vogël në llogarinë e saj në Instagram, me mbishkrimin: “Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në derën time pas 3 vjetësh… ka kaluar shumë kohë… me familjen gjithmonë ka gjëra që duhen përpunuar… por koha shëron të gjitha plagët!!!”.
Ylli i muzikës pop tha se është në rrugën e duhur për të rregulluar marrëdhënien me mamanë e vet.
“Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat!!! Të dua shumë zemër!!!”, ka shkruar Spears.
Ajo dhe nëna e saj thuhet se kanë ftohur marrëdhënien, pasi Spears foli negativisht për nënën e saj në të kaluarën gjatë luftës së saj për t’u çliruar nga kujdestaria, shkruan CNN.
Lynne Spears nuk ka komentuar publikisht për takimin me të bijën. Në gusht 2022, ajo i bëri një lutje vajzës së saj, duke shkruar në rrjetet sociale, “Britney, gjatë gjithë jetës tënde jam përpjekur të mbështes ëndrrat dhe dëshirat e tua! Po ashtu, jam munduar të të ndihmoj nga vështirësitë!”
“Kurrë nuk ta kam kthyer shpinën dhe nuk do të ta kthej kurrë! Lam provuar gjithçka. Të dua shumë, por kjo bisedë është vetëm për mua dhe ty, sy më sy, në mënyrë private”, ka shtuar ajo.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...