Britney Spears mbyllë Instagramin përkohësisht

17:01 | 15 Shtator 2021

Këngëtarja e famshme,  Britney Spears, ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

“Mos u brengosni… thjeshtë po pushoj pak nga Instagrami me qëllim që ta festojë fejesën time!!! Do të kthehem shumë shpejtë”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Twitter ku vazhdon të jetë aktive.

Të dielën ylli i njohur i muzikës, Britney Spears, bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari.

Çifti e ndau një video me ndjekësit e tyre në Instagram përmes së cilës e paralajmëruar fejesën, me ç’rast ylli i njohur i muzikës e zbuloi edhe unazën e saj me diamant./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara