Në BRIT Awards të këtij viti, nderime u bënë edhe për ish-anëtarin e One Direction, Liam Payne, i cili vdiq tragjikisht në tetor të vitit të kaluar.
Prezantuesi Jack Whitehall prezantoi një video ku thuhej: “Tani është koha për të marrë një moment për të kujtuar një person shumë të veçantë që do të thoshte kaq shumë për shumë prej njerëzve në këtë event, dhe për miliona prej jush në mbarë botën. Tetorin e kaluar, ne u zgjuam me lajmin shkatërrues se Liam Payne kishte vdekur tragjikisht.”
Jack vazhdoi, “Ai nuk ishte vetëm një muzikant jashtëzakonisht i talentuar, por një shpirt tepër i sjellshëm. Kemi kaq shumë kujtime të mahnitshme me Liam këtu në The Brits. Kështu që sonte ne festojmë trashëgiminë e tij dhe shikojmë prapa dhe kujtojmë, Liam Payne.”
Videoja e homazhit që u shfaq bardh e zi shfaqte foto nga fëmijëria e Liamit dhe një klip nga koha e tij në X Factor, duke çuar në suksesin e tij me One Direction
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...