Bradley Cooper dhe Irina Shayk e kanë festuar Shën Valentinin në një shëtitje të gjatë dhe piknik në plazh.
Irina shtatëzënë duhet e qeshur, përderisa në dorë mban një kosh pikniku dhe ndjehet e lumtur përderisa shijon diellin në jug të Kalifornisë, transmeton portali abresh.info.
Bradley dhe Irina ishin veshur thjeshtë dhe dukeshin shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.
Çifti në fjalë kanë filluar të takohen që nga pranvera e vitit 2015, jo shumë kohë pasi Irina ishte ndarë nga ish i dashuri i saj, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo.
Lajmi për shtatëzaninë e Shayk u bë i ditur në nëntorin e kaluar, pak para se modelja të merrte pjesë në sfilaten e Victoria’s Secret në Paris.
Edhe pse çifti nuk e ka shpallur fejesën, në dorën e Shayk është parë një unazë me smerald./Arbresh.info


Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos