Brad Pitt kohëve të fundit ka kaluar kohë me gjashtë fëmijët e tij dhe të Angelina Jolie në shtëpinë e tij në Los Feliz në Kaliforni.
Sipas një burimi të afërt me aktorin, fëmijët e Pitt dhe Jolie kanë vizituar të atin e tyre pas goxha shumë kohe, pasi ishte bërë publike ndarja e çiftit.
Kohëve të fundit, aktori 53 vjeçar është fotografuar në studion e tij në Los Angeles ku dukej se kishte humbur disa kilogramë.
Menjëherë pas kësaj fotografie, shumë fansa thanë se ai kishte rënë në peshë, ndoshta nga mërzia e divorcit me Jolie, por kjo u përgënjeshtrua shpejt.
Burimet e afërta me ta thanë se Pitt ndihet shumë mirë, dhe se ai ka humbur kilogramë pasi i është përkushtuar palestrës.

Poashtu të njëjtat burime thanë se Pitt dhe Jolie mbajnë kontakte të vazhdueshme, pasi të dy duan më të mirën për fëmijët e tyre.
“Brad e di se Angelina është një nënë shumë e mirë”, ka thënë ky burim.
Në muajin shkurt, aktorja ishte emocionuar shumë kur ishte pyetur për situatën e re të krijuar në familjen e saj.
Ajo kishte thënë poashtu se Pitt është baba i mrekullueshëm dhe se ata të gjithë do të mbeteshin përgjithmonë një familje.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit