Aktori i njohur, Brad Pitt është parë me një motoçikletë duke u larguar nga shtëpia e ish-partneres, Angelina Jolie.
Pitt u fotografua duke u larguar me shpejtësi me motorin e tij nga rezicenda e ish-gruas në Los Angeles, javën e kaluar pas një takimi të gjatë, shkruan TheSun, transmeton portali arbresh.info
Brad kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe një palë xhinse, ndërsa në kokë kishte vendosur një helmetë.
Aktori i “Fight Club” kaloi mbi dy orë brenda shtëpisë së ishit në LA, me të cilën ka qenë në lidhje mbi një dekadë.

Në fillim të këtij muaji, Angelina, 45 vjeçe, foli haptas për divorcin e tyre, për herë të parë.
Ajo tha se ndarja nga ylli i filmit në vitin 2016 ishte vendimi i duhur për mirëqenien e familjes së saj. /arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...