Google ADS

Blero rrëfen: Ja si dola kundër babait të Teutës për filmin me skena të nxehta

16:08 | 19 Mars 2016
Arbresh.info
Aktorja Teuta Krasniqi dhe ish-burri i saj, këngëtari i njohur Blero Muharremi, prej rreth një viti kanë dominuar lajmet e showbizit kosovar dhe jo vetëm.
Por përveç ndarjes nga njëri-tjetri në lidhjes me partnerë të rinj, shumë zhurmë kanë krijuar edhe skenat e nxehta që Teuta ka luajtur në filmin e fundit të saj me regjisorin Gjergj Xhuvani, me titull “Distant Angels”

I ftuar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ish bashkëshorti i Teutës, Blero ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës së si u mor vendimi në çift që gruaja e tij të luante në këtë film, bën të ditur “SYRI.net”

Ju kujtojmë që në atë periudhë çifti ishin ende të martuar bashkë.

“Në momentin e parë që e kemi diskutuar këtë muhabet, unë i kam leje Teutës të luante në këtë film, – u shpreh Blero në ‘Zonë e Lirë’. – I ka thënë ‘Po’, në një kohë kur babai i saj, Milazim Krasniqi, i kishte thënë jo.  Ai ishte kundër, por Teuta pasi kishte marrë përgjigjen time, i tha atij se “Mua më ka dhënë leje burri im dhe ti më del kundër’. Dhe ai e la”.

I ngacmuar nga drejtuesit i emisionit se pse i dha leje dhe ai ishte në dijeni për skenat e nxehta, Blero është përgjigjur: “Unë i kam ditë të gjitha, i kam ditë  se ka pas skena të nxehta. Por edhe e dija që ajo e donte shumë aktrimin. Dhe kur erdhi te unë, kishte ardhur me bindje se do ta lejoj. Dhe unë i lejova”, shkruan SYRI.net.

Po ashtu Blero ka rrëfyer edhe nj tjetër detaj interesant në lidhje me këtë çështje. “Në fakt doja të shkoja të shikoja premierën e filmit, por nuk vendosa në fund të mos shkoj.  E bëra këtë sespe kisha frike se vëmendja do të ishte te unë dhe jo te Teuta, kur në fakt duhej të ishte te ajo në ditën e premierës”, përfundoi Blero rrëfimin e tij ku hodhi dritë mbi zhvillimet në lidhje me këtë eveniment.

teuta-Krasniqi-sexy

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm