Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini foli rreth paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i rikthehej çështjes Kosovë-Serbi, pasi në mandatin e parë ndaloi një konflikt i cili ishte, siç tha ai, pranë shpërthimit të një lufte.
Gjini u shpreh se deklarata e tillë e presidentit të ShBA-ve, është shpresëdhënëse për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.
Ai shton se është gjë e mirë që Kosova është në agjendën e presidentit Trump.
“Situata më e frikshme për Kosovën, për mendimin tim dhe besoj e shumë kolegëve të mi është nëse Amerika dhe aleatët e NATO-s e heqin totalisht vëmendjen prej Kosovës. Mendoj se ajo do të ishte situata më e paqartë për ne, më e frikshme. Dhe gjithmonë kur shohim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin shenja të involvimit të zgjidhjes së një situate ku ne jemi është shpresëdhënëse, me shpjegu më mirë, nuk besoj që është dikush në Kosovë që beson që Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin cilat do mosmarrëveshje, lëre më një mosmarrëveshje të vetekzistencës tonë. Nuk mund ta zgjidhim vet”, u shpreh Gjini në emisionin “DPT te Fidani”
Ndër të tjera, Gjini theksoi se çdo përfshirje e SHBA-së në Kosovë, është e mirë.
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot