Biografia e Princeshës Diana rikthehet në vëmendje pas intervistes së Harryt dhe Meghanit

08:28 | 10 Mars 2021

Biografia e diskutueshme e Princeshës Diana është rikthyer në listën e bestsellerëve në Amazon, menjëherë pas intervistës së Prince Harry dhe Meghan Markle.

Libri i botuar në vitin 1992, “Diana: Her True Story – in Her Own Words”, është kthyer përseri në vemendjen e lexuesve, transmeton portal arbresh.info

Kjo ka ndodhur pasi Prince Harry solli në vëmendje nënën e tij.

I pyetur pse ishte aq i shqetësuar për vëmendjen e pamëshirshme të shtypit ndaj gruas së tij, Markle, Harry tha se ishte “i shqetësuar për historinë që përsëritej”, duke u referuar në dukje vdekjes së nënës së tij në 1997 në një aksident me makinë që shumë besojnë se ishte shkaktuar nga paparacët.

Emri i Dianës u shfaq përsëri pasi Harry zbuloi se ai në thelb ishte “prerë” financiarisht nga babai i tij dhe po mbështeste familjen e tij me paratë që i ishin lënë nga nëna e tij e ndjerë.

Shumë përdorues të mediave sociale, pas intervistës kanë vërejtur ngjajshmëritë situatës së Markle dhe asaj të Dianës. Të dy gratë u nënshtruan në mënyrë të pamëshirshme “kthetrave të mediave”.

Diana gjithashtu u hap në lidhje me luftën e shëndetit mendor me të cilën u përball si rezultat i presioneve nga pallati, diçka për të cilën Markle i foli sinqerisht edhe në intervistë me Oprah.

Sipas ekspertëve, libri është rikthyer në vëmendje me qëllim që të bëhet një krahasim mes Princeshës Diana dhe Meghan Markle./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara