
CLEVELAND, OH - JUNE 16: Beyonce and Jay-Z sit courtside for Game 6 of the 2016 NBA Finals at Quicken Loans Arena on June 16, 2016 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jason Miller/Getty Images)
Përgjatë karrierës së saj prej afro dy dekadash, Beyonce Knowles vazhdimisht është përmendur si një prej yjeve më të paguara në industrinë e muzikës , ndërsa edhe sot e kësaj dite vazhdon të fitojë miliona.
Në listën e CBS për të famshmit më të paguar të vitit 2017, ajo ishte e dyta me 105 milionë dollarë përfitime (prapa Sean ‘Diddy’ Combs, i cili përfitoi 130 milionë euro).
Sa është pasuria e Beyonce?
Sipas Celebrity Net Worth, këngëtarja ka pasuri në vlerë prej 500 milionë dollarësh (405 milionë euro).
Si e ka bërë pasurinë?
Shumicën e parave i ka fituar gjatë karrierës muzikore. Turnetë muzikore të 36-vjeçares kanë qenë shumë të suksesshme ndër vite.
Po ashtu, ajo ka fituar edhe përmes aksioneve në kompaninë Tidal. Këngëtarja është aksionare edhe në një kompani të quajtur WTRMLN WTR.
Në vitin 2014 nënshkroi me Topshop për të krijuar një linjë aktive veshjesh dhe ka partneritet përfitimi 50-50. Edhe në shumë raste të tjera në të kaluarën, ajo është angazhuar në industrinë e modës.
Nuk duhet harruar se shuma të mëdha parash Beyonce fiton edhe nga reklamat e ndryshme.
Sa është pasuria e Jay Z?
Sipas Forbes, pasuria e Jay Z në vitin 2017 ka qenë 810 milionë dollarë (657 milionë euro). Ai është aksionar në Tidal që, sipas Forbes, vlen rreth 600 milionë dollarë. Ai njëherësh përfiton financiarisht edhe nga kompania Roc Nation dhe nga brendi i shampanjës Armand de Brignac. Dhe natyrisht, nga muzika dhe koncertet e tij.
Fëmijët e Beyonce dhe Jay Z
Jay Z dhe Beyonce kanë tre fëmijë bashkë. Fëmija i tyre më i madh, vajza Blue Ivy Carter, ka lindur më 7 janar 2012. Në qershor të vitit 2017, këngëtarja solli në jetë binjakët, Rumi dhe Sir Carter. /Telegrafi
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...