Për shtatzëninë e Xhensila Myrtezajit është folur aq shumë në shtypin e shkruar dhe portalet online, sa shpeshherë na krijohet përshtypja se ka zgjatur më shumë se zakonisht, që nga momenti i martesës e deri tre muaj më parë (shaka) kur Ajka erdhi në jetë. E mesa duket prindërit e rinj të shoëbizit, mami Xhensila e babi Besi janë të vendosur të festojnë çdo datë 13-të si më të shtrenjtën e tyre. Ditën e djeshme kanë organizuar një darkë speciale për të festuar 3-mujorin e parë të jetës së vogëlushes së tyre, për të cilën janë kujdesur të mos e ekspozojnë në rrjete sociale. Një ditë kaq shumë e rëndësishme për dyshen e dashur nga publiku, nuk duhet ndarë vetëm me familjarët, por edhe miqtë e ngushtë: disa prej tyre personazhe të njohura të ekranit si Erion Isai, Olsi Bylyku, Ardit Gjebrea me familjen etj.
Festa ishte private dhe Xhensila u rezervua ta ndante këtë event në rrjetet sociale. I vetmi që ka postuar dy foto nga darka, është Besi, por pa asnjë përshkrim. Ndërsa motra e Xhensilës ka postuar një foto me këngëtaren e cila në këtë mbrëmje kishte zgjedhur të vishej me një fustan me lule në ngjyrë të verdhë.

Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...