Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024.
Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut.
Ajo interpretoi këngën “ Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës.
Që kur artistja mori biletën e Eurovision, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë.
Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.
Nën drejtimin e Hasan Kuyucu, kjo këngë ndodhet e plotë në platformën YouTube./Telegrafi/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...