Seriali “Goç Zamani” e ka bashkuar Bertan Asllanin me aktorët ndër më të mirët në Turqi.
“Goc Zamani” është telenovela turke, e cila është shfaqur vitin e kaluar në Turqi, ku ndër rolet kryesore luante edhe artisti shqiptar.
Këtu Bertani shfaqet përkrah aktores e cila është protagoniste e serialit “Zonja e vogël” (“Kuçuk Hanımefendi”) serial ky që është shfaqur në televizionet tona.
Ndonëse “Goç Zamani” vjen vetëm me 15 episode, prapë se prapë ka rreth vetes shumë aktorë të famshëm të kinematografisë turke, ku përkrah tyre luan edhe artisti nga Shkupi, Bertani, shkruan rtv21.tv.
Ai shfaqet në rolin e Demirit, një djalosh i pasur, i cili dashurohet në Zymryt (rolin e të cilës e luan Cansu Tosun – Nerimani nga “Zonja e vogël”).
https://www.youtube.com/watch?v=yWhZB49WC18
Ndryshe, Bertani po e vazhdon karrierën në Turqi, ai ka nënshkruar kontratë me kompaninë e famshme muzikore Sony Music në këtë vend.
Projekti i tij i fundit muzikor është “Ben Lazim”.
Para se të ndërtonte karrierë në Turqi, ai ka qenë i suksesshëm edhe me këngët e realizuar në gjuhën shqipe. /rtv.21tv
https://www.youtube.com/watch?v=cSDllAkmtDQ
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit