Benita Zena ka folur hapur rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin Endrin, duke treguar se nuk ka asnjë pendesë për historinë që kanë ndarë së bashku.
Në një intervistë për Top Albania Radio, ajo u shpreh se lidhja e tyre nisi kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe zgjati deri rreth një ose dy vjet para hyrjes së saj në Big Brother.
Benita theksoi se gjithçka që ka përjetuar në jetë ka ndodhur për një arsye dhe se nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara.
“Unë në jetën time nuk pendohem për asgjë. Ka filluar shumë në moshë të re, 15 vjeç… Ka ecur deri kur ka ecur, nuk ka funksionuar më”, u shpreh ajo.
Ajo e përshkroi marrëdhënien si një dashuri të sinqertë, larg luksit dhe interesave materiale.
“Ka qenë dashuri reale, pa hile. Nuk kemi ditur gjëra të luksit, kemi pasur gjëra të sinqerta”, tha Benita.
Megjithatë, ish-banorja e Big Brotherit e bëri të qartë se nuk beson te rikthimi i një lidhjeje që ka përfunduar.
“Mendoj që diçka që thyhet nuk ka më ribashkim. Raporti është shumë mirë, por diçka që kryhet nuk bën të vazhdohet më. Më mirë kur mbaron, të mbarojë”, deklaroi ajo.
Në fund, Benita la të kuptohet se ish-partneri i saj e ka kuptuar vlerën e saj vetëm pasi lidhja përfundoi.
“Njeriu vlerësohet edhe para famës. E ka parë, e ka humbur Benkin”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...