Ben Affleck ka publikuar një deklaratë përmes faqes së tij zyrtare në Facebook për të treguar për varësinë ndaj alkoolit dhe hapat që është duke ndërmarrë për ta luftuar, transmeton portali arbresh.info.
Ai mori një mori mbështetjeje nga fansat me këtë gjest.
Affleck tregoi se donte të ishte babai më i mirë për fëmijët e tij, do që fëmijët e tij të dinë se “nuk është turp të kërkosh ndihmë kur ke nevojë për të”.
Ai gjithashtu falënderoi Jennifer Garner, me të cilën është ndarë në vitin 2015 dhe është nëna e tre fëmijëve të tij.
Postimi i plotë i Ben Affleck
“Kam përfunduar trajtimin për varësi ndaj alkoolit; diçka me të cilën jam përballur në të kaluarën dhe do të vazhdoj të përballem. Dua të jetoj jetë të plotë dhe të jem babai më i mirë. Dua që fëmijët e mi të dinë se nuk është turp të kërkosh ndihmë kur ke nevojë, dhe të jem një burim force për këdo atje që ka nevojë për ndihmë, por që ka frikë të ndërmarrë hapin e parë. Kam pasur fatin të kem dashurinë e familjes dhe miqve të mi, përfshirë bashkë-prindin, Jen, që më ka mbështetur dhe kujdesur për mua dhe fëmijët tanë derisa kam bërë punën që më është dashur. Ky është hapi i parë në shumë të tillë për një rimëkëmbje pozitive”, ka shkruar aktori Affleck./Arbresh.info
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...