Jennifer Garner dhe Ben Affleck u ndanë në qershor të vitit 2015, ndërsa divorcin e paraqitën në prill të vitit 2017.
Por aktorët, të dy 45-vjeçarë, ende nuk e kanë finalizuar divorcin e tyre.
Në numrin e ri të UsWeekly, një burim pohon se ata ende kanë një mundësi ribashkimi, kjo pasi Affleck u ka thënë shokëve se do të dëshironte të kthehej edhe njëherë me Jennifer.
“Ai kishte thënë në një moment miqve të tij se do donte të kthehej edhe njëherë prapa me Jenniferin”, kështu i tha burimi i revistës, edhe pse ai ka qenë duke takuar producentin e SNL Lindsay Shookus, 37 vjeç.
Affleck dhe Garner, të cilët kanë tre fëmijë së bashku (Violet, 12 vjeçe, Seraphina, nëntë vjeçe dhe Samuelin, gjashtë vjeç), janë parë së bashku për herë të fundit në Los Angeles një javë më parë.
“Kur Ben ishte në rehabilitim, Jennifer ishte atje çdo ditë, duke e vizituar,” ka thënë më tej burimi.
“Ata bënë këshillime familjare për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre. Gjërat dukeshin pozitive. Jennifer ishte shumë e kujdesshme, shumë e pranishme”, ka thënë më tej burimi duke ngritur shpresat për një ribashkim mes tyre. /Telegrafi/
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...