Një video e reperit Gjesti është bërë virale në rrjetet sociale, ku ai shihet duke i dhënë instruksione një berberi të huaj për të prerë flokët e tij para spektaklit “Prime” të Big Brother VIP Albania.
Duke qenë se floktari nuk kuptonte shqip, Gjesti u detyrua të përdorte gjeste dhe veprime për t’ia shpjeguar procesin, duke krijuar një situatë mjaft qesharake.
Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjetin social X (ish-Twitter), ku shumë fansa kanë reaguar me humor ndaj përpjekjeve të tij për të komunikuar me berberin.
Ky moment ka shtuar edhe më shumë famën e Gjestit si një personazh argëtues, i cili shpesh ka shkaktuar situata gazmore brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Në komentet e shumta, ndjekësit e kanë quajtur atë një nga banorët më spontanë dhe komikë të këtij sezoni.
Videoja vazhdon të qarkullojë në rrjet, duke sjellë shumë të qeshura mes fansave të reality show-t. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...