Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, reperja Loredana Zefi, janë bërë prindër për herë të parë.
Loredana ka lindur një foshnje të gjinisë femër, të cilën çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Hana.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Mozzik, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi të foshnjës.
Në mbishkrimin e saj, reperi nga Ferizaji përshkruan titullin e sapo marrë si më të veçantin që mund t’i dhurojë jeta.
https://www.instagram.com/p/BriJ1XKFPjn/?utm_source=ig_embed
“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë”, ka shkruar Mozzik në Instagram.
Loredana lindi në spitalin “Hirslanden Klinik St. Anna”, në Lucern të Zvicrës. Ndërkohë, urimet për çiftin kanë qenë të shumta nga ana e fansave të tyre.
Sigurisht që urimit u janë bashkëngjitur edhe shumë prej figurave publike.
Çifti në fjalë e zbuluan lidhjen e tyre në fillim të këtij viti, gjersa shtatzënia e Loredanës u zbulua nga mediat, pasi vet dyshja nuk u prononcuan asnjëherë rreth kësaj çështje. /Telegrafi/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...