Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme dhe koncerte anembanë globit.
Ajo së fundi ka qenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Billboard Awards”, ku ishin të pranishëm shumë yje botërore.
Por, 28-vjeçaren në tapetin e kuq e priste një befasi që i kishte përgatitur një fans i saj i quajtur Mason Ramsey.
Ky i fundit me kërkesë të prezantueses në qilimin e kuq filloi të këndojë një këngë të shqiptares, e cila gjë e befasoi këndshëm Rexhën.
“Kur Mason Ramsey e këndon më bukur se unë këngën time”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rexha.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BjBjkwEgOdY/?taken-by=beberexha
https://www.instagram.com/p/BjBdpjTA5AB/?taken-by=beberexha
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës