Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk lënë anash pa uruar fansat e saj për festa të ndryshme.
Këtë ylli shqiptar e ka bërë edhe sot (e hënë), duke uruar ndjekësit e saj në Instagram për festën e Fitër Bajramit.
“Urime Bajrami të gjithë ndjekësve të mi që po festojnë”, ka shkruar 32-vjeçarja përmes një InstaStory.

Ndërkohë, artisja e famshme aktualisht po shijon pushimet në bregdet bashkë me partnerin e saj, Keyan Safyari teksa ka publikuar edhe imazhe përkrah tij.
Ndërsa, krijuesja e hitit “Meant to Be” është gjithashtu drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore që pritet të publikohen së shpejti.
Kujtojmë që “Better Mistakes” është albumi i saj i fundit që u pëlqye dhe u prit mirë nga fansat e saj të shumtë.
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...