Bebe Rexha po vazhdon të korr suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ditë më parë ka sjell projektin më të ri të titulluar “Menat To Be”, cili deri më tani është shikuar mbi 4.1 milionë herë në YouTube.
Kjo ka bërë që edhe në top listat ndërkombëtare të ketë ngritje, të cilën gjë nuk e ka besuar dibrania.
Ajo ka treguar se kënga e fundit renditet në pozitën e dhjetë të renditjes së iTunes, e cila e ka bërë të lumtur këngëtaren.
“O Zot. Në top dhjetëshe të imunes. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ka shkruar 28-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.

Gjithashtu, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se emri i saj figuron në emrat më të kërkuar të momentit në aplikacionin “APP Store”.
Ndryshe, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...