Ka mbërritur Java e Modës në New York dhe Revista Harper’s BAZAAR po e shijon kohën më elegante të vitit me festën e tyre vjetore BAZAAR ICONS.
Një natë e paharrueshme duke festuar këtë vit portofolin e ICONS, që mblodhi rreth vetes aktorë të mrekullueshëm, modele dhe muzikantë që nuk kanë frikë të shkelin rregullat.
Ndërsa yjet mbërritën në hotelin ikonik, “Plaza” në tapetin e zi të eventit, Alicia Keys ishte ajo që dhuroi një interpretim fantastik gjatë shfaqjes.

Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo kishte veshur një fustan të zi, tejet elegant, me njërin krah të mbuluar dhe tjetrin të hapur.

Biondja dukej tejet tërheqëse, ndërsa pati mundësinë të vërë në pah figurën e saj trupore me këtë fustan.

Artistja me origjinë shqiptare vazhdon të jetë pjesë eventeve të tilla, duke u shquar si një ndër yjet më me ndikim në qytetin e New Yorkut.
Emily Ratajkowski e Adriana Lima ishin po ashtu disa nga yjet e pranishëm në mbrëmjen e BAZAAR ICONS.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...