Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj muzikore prej tri muajsh, shkaku i pandemisë globale coronavirus.
Ajo po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me vëllanë e saj, Florentit, shkruan portali arbresh.info
Por, Bebe së fundi ka realizuar një kampanjë me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët.
Në këtë kampanjë Bebe shfaqet tejet joshëse, teksa mbante ushqim në duar, ndërsa shprehet e lumtur që është sërish imazh i kësaj marke.

Ajo në një intervistë që dha së fundi për “Vogue” tregoi se gjatë vetizolimit po merret me përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Edhe pse ka qëndruar e izoluar, 30-vjeçarja nuk ka ndenjur totalisht duarkryç gjatë këtyre ditëve, pasi ajo ka punuar rreth këngëve të reja të albumit të saj të dytë, që do të dalë në shitje këtë vit. /arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj