Këngëtarja nuk ka dalë aspak e kënaqur nga labeli i cili kishte edhe të drejtat autoriale të këngës si dhe menaxhonte në fillimet e saj.
Ky label e kushtëzonte Bebe-në në publikimin e këngëve me pretekstin se kënga nuk ishte mjaftueshëm e bukur.
Ndërkohë këngëtarja ka shpjeguar në Twitter se kënga është një “diss” ndaj labelit të saj të kaluar dhe është plot me sarkazma dhe ironi. “E shkrova “The Way I Are” për labelin tim të kaluar, i cili nuk më lejoi të publikoja asnjë këngë sepse nuk kisha as pamjen e as zërin e një popstar-i”,- shkruan këngëtarja shqiptare në një status. Më pas ajo vazhdon: “Më vjen keq që nuk jam më e bukura. Nuk do të mund të këndoj kurrë si Whitney.
Më falni që tekstet e mia nuk janë “cool”. Unë nuk jam asgjë me të cilën jeni mësuar deri tani”. “Pra, “The Way I Are” është një “ik pirdhu” për labelin e njohur”, – shprehet gjithë mllef Bebe. Ndërsa sot menaxhohet nga “Warner Bros. Records”. lapsi
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë