Këngëtarja shqiptare ka shkruar këngë për Rihannan, por ky nuk ka qenë takimi i parë i tyre. Vajzat kanë patur një takim nga ato rastësorët.
Kur ishte vetëm 18 vjeç, Bebe Rexha punonte në një dyqan produktesh grimi në Neë York. “Po nisesha për të ngrënë drekën atë ditë dhe dëgjova dikë të bërtiste: Rihanna po vjen drejt teje”, ka thënë Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit për BBC.
“E lashë drekën time, vrapova dhe papritmas ajo ishte përballë meje. E mrekullueshme edhe në jetën e vërtetë. Mbeta pa folur dhe thashë, ‘woooow’, ajo është shumë e bukur. Të gjithë po e shqetësonin duke dashur të bënin fotografi me të ndaj ju thoja: ‘Lëreni të qetë, lëreni të blejë grimin e saj në qetësi, dhe më lini të flas me të përderisa ajo po bën blerjet”, ka rrëfyer kështu Bebe Rexha takimin e parë me Rihannan, për të cilën më pas do shkruante edhe këngë.

Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...