Emri i Bebe Rexhës tashmë njihet në gjithë botën.
Këngëtarja ka arritur të bëjë për vete numër të madh fansash, të cilët pëlqejnë çdo këngë që ajo publikon, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në të cilat ka treguar se është takuar me një personalitet të njohur.
Bëhet fjalë për producentin, Quincy Jones, të cilin këngëtarja e vlerëson si producentin më të mirë.
Ajo ka ndarë disa imazhe nga takimi me të, ku edhe në fytyrë tregonte kënaqësinë për rastin që iu dha, të flasë nga afër me Quincy Jones.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Bebe Rexha është dueti me Rita Orën, Cardi B dhe Charli XCX, me titull “Girls”, këngë që është pritur mirë nga audienca.

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump