Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po i shijon sukseset e saja të një pas njëshme e të shumta.
Bebe vitin 2023 e ka nisur duke u renditur e katërta në top-listën e këngëve më të dëgjuara të vitit në ShBA, në Billboard Hot 100.
Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guettan po vazhdon t’i sjellë suksese të vazhdueshme 33-vjeçares.
Ndërkohë, Rexha vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe aktivitetet muzikore.
Në dy fotografitë e fundit që ndau me fansat, Rexha dukej mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum transparent, teksa i kishte stiluar flokët në stilin e kaçurrelave voluminoze.

“Është koha të filloni së besuari në yllin tuaj”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m A Mess” në mbishkrimin e fotografive.

Bebe ndërkohë së fundmi u nominuar për herë të parë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards 2023, përkatësisht në kategorinë ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit’.
View this post on Instagram
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...