Tea Trifoni është rikthyer në qendër të vëmendjes me lëvizjen e fundit.
Ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në platformën më të re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove.
E duket se Bearti e ka përcjellë prononcimin e Teas i cili nuk i ka pëlqyer aspak.
Ai duket se është detyruar të dalë nga natyra e tij e heshtur dhe aspak polemizuese për të dhënë përgjigjen e tij.
Përmes Instagramit, ai mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro” duke aluduar kështu në çmimin e aplikacionit të lansuar në IOS dhe PlayStore.
‘Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është radha ime të flas se nuk është ashtu” – shprehet mes tjerash Bearti.
Postimi duket të jetë vetëm paralajmërim pasi është shoqëruar me një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë kur me gjasë, ai do të publikojë një video me të gjitha detajet e versionit të tij të ndarjes nga Tea.

SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare