BBA9: Musa jep deklaratën shokuese: Do isha baba por…

23:32 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Musa dhe Dona po afrohen gjithnjë edhe më shumë me njëri-tjetrin.
Më shumë se për lojën ata po përpiqen të njihen, madje shpesh herë edhe duke provokuar mes tyre. Musa i ka thënë sot Donës se ai sot mund të ishte bërë baba.

“Po të të them që kam një fëmijë si do ta marrësh?”- pyet Musa Donën, e cila ngelet e habitur me këtë pyetje dhe sërish nuk ka një përgjigje se si do të reagonte.

Megjithatë, brenda këtij provokimi banori ka sqaruar se ka diçka të vërtetë. “Ish-e dashura ime më tha se priste një fëmijë, i thashë që nuk mund të mbaja përgjegjësi”,- tregon Musa, duke shtuar se ajo më pas e kishte hequr fëmijën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale