Dy prindërit e Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi, të ftuar në News 24 kanë rrëfyer se djali i tyre është i pafajshëm dhe se të gjitha janë sajesa.
Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.
Ata ndër të tjera kanë treguar se si e kanë marrë vesh lajmin për arrestimin e të birit.
“E mësuam arrestimin e Stresit nëpërmjet avokatit,” u shpreh i ati.
Ndërsa e ëma e Stresit, u shpreh, “Avokati ishte aty për një klient të tij dhe sheh rastësisht një arrestim të bujshëm. Stresi i ka thënë të na njoftojë ne.”
Sali Lushaj: Përmes avokatit, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, janë të sajuara të gjitha. Unë garantoj me jetën time, se djali im nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal. Po ka tre ditë pse nuk ka asnjë të arrestuar, pse ai është vetëm./albeu/
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...