Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Fama e saj ka tejkaluar kufijtë amerikanë duke u bërë gjithashtu një zë i fuqishëm në industrinë muzikore shqiptare. Ava ka folur gjithashtu me krenari për origjinën e saj dhe peripecitë që kanë kaluar prindërit si emigrantë.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për “Kelly Clarkson Show” ku foli ndër të tjera dhe për rrënjët shqiptare. Gjatë prezantimit, moderatorja vuri theksin gjithashtu tek personazhet e tjerë të famshëm shqiptarë mjaft të talentuar si Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Kelly Clarkson: Nga janë prindërit e tu?
Ava Max: Shqipëria.
Kelly Clarkson: Oh, mendoj se jeni shumë këngëtare të njohura nga Shqipëria. Ti, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çfarë ndodh atje në Shqipëri, jeni shumë të bukura, shumë elegante. Keni ujë të mirë, jeni shumë pasionant, apo si?
Ava Max: Po në fakt jemi shumë pasionant, edhe kur flasim jemi shumë ekspresivë. Mamaja ime, gjyshja janë gjithashtu elegante, është gjenetike mendoj.
Kelly Clarkson: Çfarë mendimi ke për Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora?
Ava Max: Janë si motrat e mia në muzikë, i adhuroj.
Kelly Clarkson: Do ishte fantastike nëse krijoni një grup.
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...