Një tjetër natë e madhe për yjet shqiptare të muzikës botërore në evenimentin e ‘MTV Europe Music Awards 2019’.
Në evenimentin e zhvilluar në Sevilla të Spanjës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka fituar çmimin për ‘depërtimin e vitit’.
25-vjeçarja hyri në këtë ngjarje me dy nominime, atë për artisten e re më të mirë dhe atë për depërtimin e vitit, dhe pikërisht këtë të fundit e fitoi.
Për më shumë, Ava ka shkëlqyer edhe me dukjen e saj duke u përfshirë në listën e bukurosheve të veshura më mirë.
Njëherësh, ajo ishte e ftuar për të qenë edhe një prej performuesve në skenën e ‘MTV EMA 2019’./blic/

Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...