Austria është zyrtarisht fituesja e Eurovision Song Contest 2025, që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Bazel të Zvicrës.
Me këngën “Wasted Love”, artisti austriak JJ elektrizoi publikun dhe juritë, duke sjellë një performancë që ngjalli ovacione dhe e dërgoi vendin e tij drejt fitores.
Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.
“Wasted Love” u konsiderua një nga këngët më të kompletuara të këtij edicioni – një kombinim perfekt i muzikës pop me thellësi emocionale dhe një interpretim që qëndroi gjatë në kujtesën e audiencës.
JJ arriti të mbledhë pikët më të larta si nga votat e jurisë, ashtu edhe nga televotimi i publikut, duke siguruar kështu një triumf të merituar.
Kjo është fitorja e treta e Austrisë në historinë e Eurovisionit, pas suksesit të mëparshëm në vitin 2014 me Conchita Wurst.
Në këtë edicion mori pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila la gjurmë me një performancë artistike dhe shpirtërore që u vlerësua lart nga publiku dhe kritika.
Me fitoren e JJ, Eurovision 2026 do të mbahet në Austri, e cila tashmë fillon përgatitjet për të mirëpritur një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë. /Telegrafi/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...