Ditën e sotme, këngëtarja Aurela Gaçe është bërë nënë për herë të dytë. Pas vajzës së saj 5 vjeçare Graces, këngëtarja ka sjellë në jetë përsëri një vajzë.
E kontaktuar nga Blitz.al Aurela ka treguar se emrin e vajzës të sapolindur ja ka lënë në dorë Skerdit për ta vendosur. Ai ka patur dëshirë që emrin e vajzës së dyta ta vendosë vetë, pasi emrin e Graces e ka zgjedhur Aurela. Madje për të plotësuar dëshirën e saj, i kanë vendosur edhe mbiemrin e Aurelës si emër të dytë.
Blitz.al ka mësuar se vogëlushja ka një emër me një histori shumë të gjatë dhe babi Skerdi e ka quajtur, Abigail.
“Zot faleminderit. Sot erdhi ne jete jeta jone . Mireserdhe mes nesh Abigail ( Gezimi i Babit) Isabelle ( E perkushtuar ne Zot) .
Abigail Isabelle Gjonaj ( babi i vete i donte keto emra per kuptimin qe mbartin)
Falenderoj Zotin pafund per kete mundesi qe na dha per te qene prinder te dy vajzave”, shkruan Aurela Gace në postimin e saj në Instagram.
Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...