“Ja ku po vjen ajo, toka ka tërmet!” – e thotë edhe kënga për Aurela Gaçen dhe është e vërtetë.
Aq energjike dhe sportive sa ajo shfaqet në skenë dhe jashtë saj, vështirë se mund të ketë konkurrencë.
Megjithatë, si të gjitha nënat e tjera (mos të harrojmë se Aurela u bekua me vajzën e dytë vetëm disa muaj më parë), edhe këngëtarja e njohur ka derdhur shumë djersë e ka përjetuar shumë lodhje për të arritur një peshë të kënaqshme për trupin e saj.
Aurela ka ndarë me të gjithë miqtë e saj virtualë vetëm para pak minutash sfidën e saj të 8 muajve të fundit.
Ajo tregon se për 8 muaj ka humbur 17 kile duke u ushtruar vazhdimisht dhe duke u ushqyer shëndetshëm, duke inkurajuar kështu të gjitha nënat e tjera.

Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...