Arta Elezaj ekspozon linjat joshëse të trupit

14:01 | 19 Tetor 2021

Arta Elezaj konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare, prandaj edhe komentohet për secilin postim që bën.

Modelja dhe këngëtarja e njohur ka mbi 233 mijë ndjekës në Instagram, për të cilët sjell imazhe nga më provokueset.

Bukuroshja nga Klina prej ditësh ka nis pushimet në një vend tropikal, nga ku edhe së fundi postoi disa fotografi që ngacmonin imagjinatën.

Arta shihet e veshur me bikini dhe veshje plazhi me ngjyrë të zezë të cilat i kombinoi me një palë syze dielli me po të njëjtën ngjyrë.

Ajo dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse, e që nuk munguan as komplimentet e shumta nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, Arta ka kohë që është larguar nga ekranet televizive, famë më të madhe ajo e mori nga roli i Xhakartës në serialin “O sa mirë”, se a do të rikthehet me ndonjë projekt të ri mbetet te shihet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara