Skuadra e Arsenal dhe reperi Jay-Z, kanë nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 1 milionë funte, e cila i mundëson anëtarëve të Arsenal, të shkarkojnë muzikë nga shërbimi muzikor “Tidal”.
“TIdal” që është një produkt nga Jay-Z, ka arritur këtë marrëveshje me skuadrën londineze, në mënyrë që të gjithë ata që janë të anëtarësuar në faqen e Arsenal, do të mund të shkarkojnë muzikën ose listat muzikore të futbollistëve të Arsenal.
Qysh tani lojtarë si, Danny Wellbeck, Hector Bellerin dhe Reiss Nelson, kanë bërë publike listat e tyre muzikore për shkarkim në “TIdal”, për të gjithë anëtarët e klubit Arsenal.
“Ku partneritet bashkon dy nga pasionet më të mëdha, futbollin dhe muzikën dhe ky bashkim është mënyra më e mirë, që anëtarëve të Arsenal, t’i ofrojmë këtë mundësi”, tha një përfaqësues i klubit Arsenal.
Përndryshe Jay-Z ishte parë në “Emirates” edhe mëherët, bashkë me këngëtarin britanik nga bendi “Coldplay”, Steve Martin, i cili është pronar i pjesshëm në kompaninë “Tidal”. /Insporti.com


Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...