Reperi i njohur amerikan, DMX, është arrestuar sërish.
DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u arrestua në New York, më herët gjatë javës, për shkak se nuk kishte kryer pagesën prej 10 mijë dollarëve, ish-gruas së tij Tashera Simmons për përkujdesjen e fëmijës.
Tashera dhe DMX ishin të martuar për 11 vjet, mes 1999 dhe 2010, raporton “lohud”.
Një juri ka vendosur që seanca e ardhshme të mbahet më 18 nëntor.
Kjo nuk është hera e parë që muzikanti ka probleme me ligjin. Ai më parë ka qenë në burg për posedim marihuane, vozitje pa leje dhe është akuzuar për vjedhje në një pompë benzini në New Jersey në prill.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan