Kampioni i basketit Dennis Rodman është arrestuar në Newport Beach.
Ai akuzohet për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, transmeton portali arbresh.info
Sipas TMZ, Rodman ishte duke ngarë makinën në Newport Beach, Kalifornia kur u ndalua nga policia për një shkelje trafiku.
Ish ylli iu administrua një testi të alkoolit, në të cilin ai dështoi. Pas incidentit ai u vu në pranga dhe u dërgua në stacionin e policisë.
Atleti i famshëm ishte shumë lartë nivelit të lejuar, dhe mbeti në burg për shtatë orë, derisa policia vendosi se ishte i kthjellët dhe në gjendje të kujdesej për vete dhe e liruan.
Rodman ka qenë në kryetitujt e gazetave për shkak të miqësisë së tij të pazakontë me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un./Arbresh.info/

26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...