Teksa gjendet në mesin e turneut të saj botëror, “Sweetener World Tour”, Ariana Grande- s i është dashur të anullojë koncertin në Orlando dhe Tampa.
Siç artistja bëri me dijeni ditën e djeshme, shkaktar për gjithë këtë ishte një alergji e papritur ndaj domates.
https://www.instagram.com/p/ByDiA0aFI4S/
“Zbuluam… se… pata një reaksion alergjik ndaj domateve që më bllokoi fytin. Ende më duket sikur po gëlltis një kaktus por dalëngadalë jam duke e marrë veten. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin.”
~Diçka më shumë rreth alergjisë në fjalë~
Alergjia ndaj domatos klasifikohet si alergji e llojit 1, që shkaktohet nga rënia në kontakt me alergjenin dhe si pasojë prekjen e disa zonave specifike: lëkurë, hundë apo sistemi tretës/i frymëmarrjes. Ç’është e vërteta, alergjia në fjalë është jashtëzakonisht e rrallë. Në përgjithësi, personat në fjalë shfaqin alergji edhe ndaj patates, duhanit dhe patëllxhanit.
Simptomat (dalin në pah kur alergjeni konsumohet):
– skuqje e lëkurës, ekzemë
– dhimbje barku, të vjella ose diarre
– ndjesi kruarje në fyt
– kollitje, tështimë, sekrecione në hundë
– ëntje e fytyrës, gojës, gjuhës dhe fytit
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...