Këngëtarja e famshme, Ariana Grande e ka përjetuar shumë rëndë sulmin në Manchester Arena.
Majin e kaluar një sulm ndodhi gjatë koncertit të Grandes në Manchester dhe gjatë këtij sulmi humbën jetën 22 persona.
Kjo ishte një tronditje e madhe për këngëtaren ka thënë menaxheri i saj Scooter Braun.
“Ne takuam 19 familjet që kishin humbur më të dashurit e tyre dhe ato ishin dy orët më të vështira të jetës sonë” tha Braun.
Ndër të tjera Braun tha se këngëtarja vendosi ta vazhdonte turneun e saj, për të nderuar familjet e viktimave dhe për të treguar se sulmuesit ishin ngatërruar me personat e gabuar, pasi ata nuk hiqnin dorë nga puna e tyre për asgjë.
Megjithëse e tronditur, Ariana organizoi koncertin menjëherë pas sulmit, në qershor ku morën pjesë mbi 50 mijë persona. /radiovalarinore/
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...